
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi deklaroi se po planifikon të krijojë një lëvizje të re politike, pasi sipas tij, mijëra njerëz nuk duan që të udhëhiqen nga “shefat e vjetër”.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News24”, Shehi theksoi se lëvizja e re politike që ai do të drejtojë, do të krijohet pas zgjedhjeve dhe shtoi se do të sjellë risi.
“Unë dua të ndërtohet një tjetër front opozitar, që ta luftojë fort Ramën. Njerëzit që nuk besojnë tek Berisha dhe Basha të kenë alternativë politike. Këto zotërinj nuk mund të vazhdojnë të jenë gjithmonë aty. Fronti i ri opozitar do të krijohet pas zgjedhjeve. Jo para zgjedhjeve, sepse para zgjedhjeve i bie që marrim mëkatet e Berishës dhe Bashës. Elektorati që nuk beson tek shefat e vjetër, mund të vijë tek ne. Është krijuar bindja se nëse nuk je me ne, je kundër nesh. Kjo nuk shkon. Unë personalisht nuk e kam qejf fjalën parti, që ishte sistem dhune, që vetëm shtypte, prandaj i them kësaj që po krijojmë lëvizje. Kemi mendime të ndryshme me Berishën dhe Bashën.
Ne po ia mbyllim njëri-tjetrin gojën në parlament. Edi Rama ka kaluar çfarë do lloj ligji ka pasur qejf. Ne duam që të hyjmë në parlament, të merremi me reformën zgjedhore. Duhet të krijojmë raporte me ndërkombëtarët, pa të cilët ne nuk ia dalim dot. Pse nuk jam pjesë e Federatës së Opozitës? Sepse nuk jam pro të gjitha pikave të Federatës. Politika nuk është të luftojmë atë që na ka rënë në shpinë neve, por të shohim se çfarë ka në shpinë Shqipëria”, tha Shehi.
Lini një Përgjigje