TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 19:12

Samiti në Tiranë, Berisha: Takimin e dëmtoi prania e binomit argat-padron Edvin-Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Tiranë, Berisha: Takimin e dëmtoi prania e binomit

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me samitin e sotëm në Tiranë për Ukrainën.

Nga dritarja e banesës së tij, teksa ndodhet në masën “arrest shtëpie” pas akuzave për ish-kompleksin “Partizani”, ai tha se këtë samit e dëmtoi prania e binomit argat-padron, Edvin-Vuçiç.

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet me mia më të përzemërta ju qëndrestarë të paepur, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe fitores.

Berisha u shpreh se PD dhe Shqipëria mbështesin betejën e mbrojtjes së tyre nga agresioni barbar i Vladimir Putinit, dhe se Zelensky do të ketë mbështetje të plotë deri në fitoren e plotë.

Ju përshëndes dhe përulem me nderim të madh para jush.

Çdo natë, ju me tubimin tuaj, me fjalimet tuaja, jeni bërë zëri i vërtetë i shqiptarëve, të të gjitha moshave, të të gjitha shtresave.

Pas mbylljes së parlamentit Rama-Linda, i mbushur me trafikantë, me të inkriminuar, sot parlamenti i vërtetë, parlamenti i fjalës së lirë, jeni ju, misionarët e Rrugës së Shpresës.

Të dashur miq, sot në Tiranë u mblodh samiti i Europës Juglindore dhe Ukrainës.

PD, pas themelimit të saj, ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve integruese të Shqipërisë, në rajon, në BE, në NATO.

Ajo ka besuar fort dhe ka punuar për bashkëpunimin, miqësinë midis vendeve të rajonit, integrimin e Shqipërisë në Europë.

Por duke përshëndetur praninë e përfaqësuesve të vendeve të rajonit, në veçanti praninë e presidentit të Ukrainës, ndaj dhe ju ftoj të brohorasim së bashku: Lavdi Ukrainës.

Por rëndësinë e këtij samiti e zbehën dhe e dëmtuan shumë prania e binomit argat-padron, Vuçiç-Edvin.

Duke garantuar presidentin Zelensky se PD dhe Shqipëria qëndrojnë në mbështetje të fuqishme dhe të palëkundshme të betejës së tyre, të mbrojtjes së tyre nga agresioni barbar i Vladimir Putinit, dhe se ata kanë pasur dhe do kenë mbështetje gjer në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë.

Ky ka qenë qëndrimi i PD që ditën e parë të agresionit barbar të Vladimir Putinit.

Sikundër, PD ka denoncuar haptas para këtij agresioni të gjitha projektet serbo-ruse për hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse në Ballkan”, tha Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve.

Lini një Përgjigje