TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 19:44

Pas Samitit, Zelensky niset drejt Rinasit; Presidenti Ukrainas pritet të largohet nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Pas Samitit, Zelensky niset drejt Rinasit; Presidenti Ukrainas pritet të

Pas Samitit të mbajtur sot në Tiranë për Ukrainën, presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky pritet të niset drejt Rinasit dhe të lërë Shqipërinë.

Në samitin e organizuar ditën e sotme morën pjesë edhe liderë të Ballkanit Perëndimor ku theksi i takimit ishte vazhdimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën ndërsa u paralajmërua për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga Rusia.

Samiti u mbyll me një deklaratë të përbashkët firmosur nga 8 liderët pjesëmarrës ku theksohet se agresioni ushtarak i Rusisë përballë Ukrainës mbetet "kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare".

Pas samitit, në konferencën e përbashkët për median Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën.

Presidenti ukrainas, Zelensky ka vizituar për herë të parë Shqipërinë i cili mbërriti në kryeqytet në orët e vona të mbrëmjes të së martës. Ai u prit në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Lini një Përgjigje