
Pas Samitit për Ukrainën, Tirana do të presë nesër një tjetër samit, atë të Ballkanit Perëndimor dhe BE.
Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.
Ndërkohë, edhe pse ishte përfolur mbi mundësinë e një përballje mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi nesër nuk do të ketë liderë të lartë për të përfaqësuar Prishtinën zyrtare, ndryshe nga sot në samitin për Ukrainën ku ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani.
Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi. Ajo që bie në sy është se Kosova nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Albin Kurti duket se ka bojkotuar pjesëmarrjen duke konfirmuar edhe një herë ndasitë me Ramën.
Axhenda e Samitit
Ora 9.30-9.45- Mirëseardhja nga Kryeministri Rama
Vendi: Pallati i Kongreseve
9.45-10.00- Fjala e hapjes Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi
10.00-10.45- Paneli I: Hyrja në Tregun e Përbashkët
10.50- Foto Familjare
10.45-11.00- Pushim për kafe
11.00-11.45- Paneli II: Plani i rritjes
Ora 11.45-11.50- Konkluzione të dhëna nga Kryeministri Rama
12.00-12.30- Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirlliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Olivér Várhelyi.
Vendi: Kati i nëndheshëm i Pallatit të Kongreseve
Ora 12.30-13.15- Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe komisionerit Várhelyi
Lista e plotë e pjesëmarrësve:
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
Maja Pishkeviç – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
Ines Muçostafa - Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
Liderët e rajonit, do të marrin pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në orën 19:00 ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri Varhelyi. Ndërsa ditën e nesërme (29 shkurt), sipas agjendës të publikuar samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me Varhelyi.
Lini një Përgjigje