TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 14:25

Muxhahedinët në Durrës, Rama 'porosi' iranianëve të MEK nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Muxhahedinët në Durrës, Rama 'porosi' iranianëve
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një aktivitetet në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e hebrenjve foli edhe për muxhahedinët që ka strehuar Shqipëria në Durrës dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk do t’i dorëzojë munahedinët te regjimi i vendosur në Teheran, duke thënë se janë në besën tonë.

Më tej ai u ka dërguar banorëve të kampit të Manzës një mesazh që të mos bëjnë politikë, duke përdorur Shqipërinë si platformë.

“I dhamë strehë mijëra iranianëve kur në vendin e tyre i rrezikohet jeta nga Teherani. Paguam çmimin sepse regjimi i Teheranit na sulmoi në rrugë kibernetike duke u përpjekur të fshijë të gjithë të dhënat e sistemeve tona të shërbimeve.

U detyruam të përgjigjeshim duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe përzënë trupën diplomatike. Por e përsëris që iranianët janë në besën tonë.

Teherani duhet të kuptojë që kurrsesi nuk do të dorëzojmë asnjë nga ata, por edhe ata duhet ta dinë që nuk mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë si platformë”, tha ai.

Kujtojmë se Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet. Hakerat iranianë publikuan video dhe te dhënë sensitive në faqen ‘Homeland Justice’. 

edi rama

Lini një Përgjigje