Kreu i PD-së, Sali Berisha ka thyer heshtjen për burgosjen e Ervin Salianjit që sipas tij, “guxoi të thoshte të vërtetën e vëllazërisë famëzeze Xhafaj”.
Berisha thotë se Salianji u burgos në një hark kohor maksimalisht të shkurtër nga dhënia e vendimit të Apelit, që sipas tij përbën një akt antikushtetues dhe antiligjor.
“U burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër, nga dhënia e verdiktit antikushtetues, anti ligjor të gjykatës së kontrolluar full e krye nga Edi Rama. Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut, vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafaj, të lidhur me Edi Ramën. Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët, të cilët besojnë te e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmërinë, që konsiderojnë trafiqet e drogës dhe trafiqet kriminale.
Ishte natë festë për vëllazërinë Xhafaj e Bajra, ata panë të gozhduar, panë në pranga, në qeli, të riun guximtar, deputetin guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafa jo vetëm ishte i dënuar në Itali, jo vetëm se fshihej në Vlorë, i mbrojtur nga vllaçkua i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit. Ervin Salianji, u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm, se vllazëria Xhafaj vazhdonin trafiqet nga qarku dhe porti i Vlorës.’-u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje