TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 12:48

“Babalja”; skenarin e bënë Saliu dhe Edi, burgun e hëngri Salianji

Shkruar nga Pamfleti
“Babalja”; skenarin e bënë Saliu dhe Edi, burgun e
Salianji dhe Berisha /

“Jago” Sali Berisha, nuk kishte merakun pse Agron Xhafaj i ishte shmangur burgut; sepse SHISH, policia, prokuroria, Ministria e Drejtësisë dhe Interpol Tirana gjatë 8 viteve pushtet të Sali Berishës më 2005-2013, e dinin që ai ishte në Vlorë, madje shkonin pinin kafe te lokali i tij dhe nuk e arrestonin megjithëse Italia i kishte dërguar letër-porosi ekstradimi...

Skenari i telenovelës “Babale”, u porosit dhe u financua nga Sali Berisha, i cili angazhoi deputetë, drejtues të PD-së, kriminelë dhe ish-policë e SHIK-as të Vlorës, për të gjetur e futur në rezidencën e trafikantit Agron Xhafaj, personazhe si Albert Veliu e Alfred Alizoti. 

Ishte qëllim i Sali Berishës, për të goditur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, vëllai i të cilit ishte dënuar me burg në Itali e ishte në kërkim, si drejtues i një grupi të strukturuar trafikimi droge. Dhe nga ana tjetër ishte edhe qëllimi i Ramës për të goditur ministrin e tij që kishte vëmendjen e ndërkombëtarëve në hartimin e Reformës në Drejtësi. Kontradiktat u panë edhe më vonë.

Por Agron Xhafaj, iu shmang vuajtjes së dënimit, u kthye në Shqipëri, ndryshoi emrin në “Geron” dhe prej vitit 2004 jetonte i lirë në Vlorë, ku më milionat e drogës, bleu shumë pasuri, hapi disa biznese dhe vazhdonte trafikun e drogës.

Themi që “Jago” Sali Berisha, nuk kishte merakun pse Agron Xhafaj i ishte shmangur burgut në Itali; sepse ai ishte dënuar qysh më 21 prill 2004 dhe jetonte i lirë në Vlorë prej 14 vitesh.

Ndërsa SHISH, policia, prokuroria, Ministria e Drejtësisë dhe Interpol Tirana gjatë 8 viteve pushtet të Sali Berishës më 2005-2013, e dinin që ai ishte në Vlorë, madje shkonin pinin kafe te lokali i tij dhe nuk e arrestonin megjithëse Italia kishte dërguar letër-porosi ekstradimi.

Të gjitha gjurmët e dosjes “Babale”, zbuluan se skenarist i saj ishte Sali Berisha, por 1 vit burg e hëngri deputeti Ervin Salianji; i cili, si ish-koordinator Anti-korrupsion i PD-së në atë kohë, publikoi në media audio-regjistrimin dhe intervistën e Babales.

Pra, njësoj si të dënosh burg një spiker lajmesh; Ervin Salianji u dënua, pse në rolin e zëdhënësit të grupit parlamentar e kryesisë së partisë, bëri publik një material të porositur e përgatitur nga grupi i pronarit të  PD-së, Sali Berisha, por ky e asnjë tjetër nuk u përmendën fare në dosje.

Ndërsa çmenduria e drejtësisë, është fakti që publikimi i dënimit të trafikantit Agron Xhafaj, u quajt “kallëzim i rremë”, kur ai është realitet, që ai është dënuar 7.5 vit burg në Itali, ku vazhdon të vuaj dënimin.

Edhe sikur, nga tellallët e PD, të thuhet se Saliu nuk ka pasur lidhje me skenarin “Babale”, nuk e beson askush, mbasi këdo e gjithçka në atë parti e urdhëron dhe e dirigjon vetëm ai./Pamfleti     

 

babalja skenari saliu edi ervin salianji

Lini një Përgjigje