TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 11:34

Ervin Salianji nis betejën ligjore, rekurs në Gjykatën e Lartë për të dalë nga burgu

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Salianji nis betejën ligjore, rekurs në Gjykatën e
Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier ka nisur betejën ligjore kundër vendimit të Gjykatës së Apelit që e futi në qeli.

Deputeti Salianji do të bëjë rekurs vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.

Ligjvënësi demokrat po përgatit kërkesën për ta dërguar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Apelit.

Gjithashtu Salianji do të depozitojë në SPAK kallëzim ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Policia dje nuk humbi kohë dhe rreth tre orë pas vetëdorëzimit në Drejtorinë e Tiranës e shoqëroi deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë dënimin me 1 vit të dhënë nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.

Pak pas orës 20:00 të mbrëmjes, makina me të cilën udhëtonte Salianji mbëriti në ambientet e burgut, ndërsa në hyrje të tij ndodhej vetëm deputeti demokrat Luan Baçi, i cili kishte dalë për ta mbështetur.

Saliani vendosi të mos i shmangej vendimit të gjykatës dhe t’i qëndronte deri në fund denoncimit të bërë 6 vite më parë.

Nga selia e PD-së teksa u nis për tu dorëzuar në policia theksoi se betejën me regjimin do ta bëjë edhe nga qelia.

“Do të jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët. Vendosim sakrificën, qoftë kjo duke sakrifikuar lirinë për të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim dhe në fund e vërteta do triumfojë, ashtu si do triumfojë edhe opozita.”, tha ai.

Në hyrje të Drejtorisë së Policisë, Salianjin e prisnin dhjetëra simpatizantë demokratë, pavarësisht se PD nuk pati thirrur tubime. Edhe nga këtu, ai theksoi lufta kundër pushtetit ka sakrificat e veta.

ervin salianji

Lini një Përgjigje