TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 07:17

Salianji reagon nga burgu i Fierit: Kjo është vetëm një medalje në karrierën time (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Salianji reagon nga burgu i Fierit: Kjo është vetëm një
Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji pasi është vetëdorëzuar në polici ditën e djeshme pas vendimit të Apelit, ka bërë edhe reagimin e parë nga burgu i Fierit.

Nga burgu ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se dënimin e tij e cilëson medalje në karrierën e tij politike.

“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet.Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, shkruan demokrati krahas videos, ku shihen momente nga vetëdorëzimi i tij dhe më pas transferimi i tij në burgun e Fierit, ndërsa është vendosr mbishkrimi “Burg politik”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fierit rreth orës 20:08 i shoqëruar me eskortë policie, një makinë e Policisë Rrugore, një fuoristradë e policisë brenda të cilës ka qenë Ervin Salianji në sediljen e pasme dhe një furgon i Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Jashtë rrethimit të burgut ishin të pranishëm vetëm deputeti i PD në Fier Luan Baçi dhe punonjësit e mediave.

Një ditë pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, Ervin Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës rreth orës 17:30, ku pasi kreu veprimet procedurale aty, u nis më pas drejt Fierit.

Ervin Salianji u shpall fajtor për kallëzim të rremë për dosjen “Babalja”.

Burgu i Fierit ku do të vuajë dënimin Salianji është i sigurisë së zakonshme.

ervin salianji

Lini një Përgjigje