TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 21:28

"Burgosja e Salianjit vija e kuqe që ndan demokracinë nga diktatura", Blushi: Drejtësia e re, një hanxhar në duart e narko-shtetit!

Shkruar nga Pamfleti

"Burgosja e Salianjit vija e kuqe që ndan demokracinë nga

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, burgosja e deputetit demokrat Ervin Salianji është vija e kuqe që e ndan demokracinë nga diktatura.

Blushi theksoi se kjo është një ngjarje shumë e rëndë jo vetëm për opozitën, por edhe për vetë qytetarët.

“Kjo ngjarje dëshmon edhe një herë që drejtësia e re nuk është gjë tjetër veçse një hanxhar në duart e narko-shtetit, për të masakruar opozitën dhe për të asgjësuar demokracinë dhe pluralizmin politik në vend.

Kjo sepse ndodhemi përpara një absurditeti shumë të madh, ku sot në burg ndodhet vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, kemi në burg dhe denoncuesin e këtij fakti, që është deputeti i opozitës Ervin Salianji, i cili nuk ka kryer asnjë krim.

Ai nuk ka bërë asnjë kallëzim penal, por vetëm një denoncim publik dhe këtë e di shumë çdokush që merret sado pak me politikë në këtë vend”, u shpreh Blushi në “Ora News”.

 

Lini një Përgjigje