TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 18:12

I vetmi nga grupi i PD, kush ishte deputeti që shoqëroi deri tek dera e policisë Ervin Salianjin

Shkruar nga Pamfleti

I vetmi nga grupi i PD, kush ishte deputeti që shoqëroi deri tek dera

Njeriu që shoqëroi Ervin Salianjin në udhëtimin e fundit në liri nga selia e PD-së tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ishte deputeti Bledion Nallbati. Me deputetët e tjerë u përshëndet te selia e PD.

Nallbati nuk e fshehu revoltën e tij për dënimin me burg të kolegut dhe mikut të tij.

Nga sheshi para Policisë së Tiranës, Nallbati tha se kjo që ka ndodhur është skandaloze, pasi sipas tij, po burgoset denoncuesi dhe jo të denoncuarit.

Ai tha se këtë mesazh të qartë të pushtetit PD-ja dhe opozita e kuptoi shumë, ndaj tha ai, aksioni politik do të radikalizohet në çdo aspekt.

Lini një Përgjigje