TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 16:41

Maliqi paralajmëron Salianjin: Kujdes me ushqimet në burg, mund të të hedhin ilaçe me pasoja vdekjeprurëse brenda 2-3 viteve!

Shkruar nga Pamfleti
Maliqi paralajmëron Salianjin: Kujdes me ushqimet në burg, mund
Lefter Maliqi

Ish-deputeti Lefter Maliqi, e cilëson burgosjen e deputetit Ervin Salianji si hakmarrje politike e kryeministrit Edi Rama.

Maliqi theksoi se hakmarrja e Ramës lidhet me fitoren e Salianjit në Bashkinë e Kavajës në zgjedhjet e 2023-it, apo për suksesin e arritur në Qarkun e Korçës, ku në zgjedhjet e vitit 2021 mori 5 deputetë.

Dhe nëse do të ishin me LSI-në, atëherë do kishte 6 deputetë. Ndërsa tani synonte ta çonte në barazim numrin e mandateve në qarkun e Elbasanit, në mos më shumë se PS-ja. Dhe kjo është arsyeja e këtij arrestimi.

Edi Rama është një frikacak i rrethuar nga gardistë dhe banditë, i tmerruar nga bandat ku një pjesë e ka eliminuar duke i futur në konflikt me njëri-tjetrin, i tmerruar nga qytetarët që jo vetëm i dëboi, por u prishi pasuritë e tyre, i tmerruar nga deputetët socialistë të cilëve pjesës më të madhe ua ka futur thikën pas shpine.

Ky frikacak nëpërmjet parave të drogës do që të fitojë zgjedhjet, me paratë e inceneratorëve me të cilat loboi me ish-shefin e FBI-së për të përçarë opozitën, dhe me prokurorët e gjykatësit e tij të cilët i përdor për armiqtë e tij, jo vetën në opozitë, por edhe në radhët e tij, siç ka bërë me Saimir Tahirin të cilin e ka sëmurur në burg, pasi unë dyshoj që sëmundjen në gjak e ka marrë në burg.

Po ashtu më thonë se është i sëmurë në burg edhe Lefter Koka, për shkak se vëllai i tij është shprehur jashtë për tradhti dhe pabesi nga Edi Rama.

Po kështu është dhe një sinjal alarmi edhe për salianjin sot që të bëjë kujdes shumë me ushqimin në burg, për shkak se unë kam qenë Nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve dhe e di që ka ilaçe të tilla që të hidhen në ushqim dhe futen në gjak me pasoja vdekje-prurëse brenda 2-3 viteve, siç po vuan tani Saimir Tahiri.

Kjo është vija e kuqe, pasi Salianji nuk përbën asnjë rrezik dhe shumë mirë mund ta linin në arrest shtëpie deri sa të mbaronte procesi edhe në Gjykatën e Lartë.

Dhe ky njeri mban në arrest shtëpie kryetarin e opozitës pa asnjë provë, dhe përmes SPAK-ut mban nën presion edhe kryetarin e PL-së Ilir Meta”, u shpreh Lefter Maliqi.

 

lefter maliqi zbulon tradhëtitë e ramës:

Lini një Përgjigje