Deputeti Ervin Salianji ka dalë nga selia e PD dhe është drejtuar për te Policia e Tiranës, ku do të vetëdorëzohet.
Salianji është ndalur për mediat, ku tha se e vërteta do të triumfojë dhe se betejat e PD-së do vijojnë.
Salianji i dha dorën dy simpatizantëve që po qëndronin në oborrin e selisë dhe më pas hipi në makinën e tij.
“Çdo përpjekje është për interesin publik. Këta nuk do ngopen me të keqen, ne nuk do ngopemi me të mirën. Unë jam shprehur se do të përballem ku do ta kërkojnë dhe do ta bëj betejën aty. Ne nuk jemi me të mirë se ata. Ne vendosim të sakrifikojmë lirinë për të vërtetën. Miqtë e protestë jashtë policisë janë të mirëpritur dhe i falenderoj. Falenderoj mediat për paqsyrimin e ngjarjes"-tha Salianji.
Lini një Përgjigje