
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka anuluar Konferencën e Kryetarëve pasi Grupi i PD paralajmëroi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancen në Kuvendin e Shqipërisë.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhej në datën 30 shtator, ndërsa njoftohet se Konferenca do të zhvillohet në një seancë të mëvonshme.
"Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Bazuar në Urdhërin nr. 66, datë 27.9.2024 të Kryetares së Kuvendit,
Ju bëj me dije anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të përcaktuar për tu zhvilluar ditën e hënë datë 30 shtator 2024, ora 12.30, kjo mbledhje do të zhvillohet në një datë të mëvonshme”, njofton kryetarja e Kuvendit.
Paralajmërimi i Bardhit për ndërprerjen e marrëdhënieve me mazhorancën në Kuvend, u bë pas vendimit të formës së prerë për dënimin e Ervin Salianjit më 1 vit burg.

Lini një Përgjigje