TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 14:00

Kush do e zëvendësojë Salianjin si drejtues politik i Qarkut Elbasan? Berisha u jep fund pikëpyetjeve

Shkruar nga Pamfleti

Kush do e  zëvendësojë Salianjin si drejtues politik i Qarkut

Pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili kishte edhe postin e drejtuesit politik të Qarkut Elbasan, Berisha u ka dhënë fund aludimeve se  kush do e zëvendësojë.

Kreu i demokratëve, tha se posti i Salainjit nuk do të ndryshojë, do të vazhdojë të jetë drejtues i politik i Elbasanit.

“I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji, jam i bindur se ky akt, guximi i tij për të mbrojtur të vërtetat dhe interesin publik të qytetarëve shqiptarë ka mirënjohjen më të thellë të qytetarëve të Elbasanit.

Ju ftoj me datën 6 të gjithë në protestë të tregojnë fuqinë e pamposhtur, ti tregojmë Shqipërisë dhe botës se është radha jonë o sot o kurrë”, u shpreh Berisha.

arrestimi i ervin salianjit sali berisha

Lini një Përgjigje