TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Gusht 2024, 10:49

Erion Braçe zhgënjehet me PS: Të jesh deputet është kot, kam dy vite që flas e bërtas, lus drejtorë dhe sot numëroj viktimat e s’i ngushëlloj dot

Shkruar nga Pamfleti
Erion Braçe zhgënjehet me PS: Të jesh deputet është
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Lushnje.

Ai thotë se ka dy vite që flet dhe kërkon llogari për rrugën ku ndodhi aksidenti, por askush nuk e dëgjon.

“Kjo është dita dhe rasti, kur të qenit deputet është plotësisht kooot, tërësisht i padobishëm.Është një copë rrugë nga Krutja në Zhyme dhe në “Pushimin e Shoferit”.

Ka vdekur një djale i ri dje, persëri!

Në të njejtin vend, në të njëjtën kthesë që vret njerëz;

Në të njëjtin vend për të cilin kam dy vite që flas, bërtas, lutem e lus drejtorë, menaxherë, kompani, administratore, kontraktore, të gjithë me radhe i lut deputeti;

Dy vite kanë bërë asgjë, zero!

Dhe deputeti që vë fytyren e tij atje thjesht numëron të vdekurit dhe i vjen turp edhe të ngushëllojë!

Nuk di por nëse të gjithë këta bëjnë asgjë, për çfarë duhen, për çfarë”, shkruan deputeti socialist.

 

erion braçe

Lini një Përgjigje