Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, ku ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar nga Divjaka.
29-vjeçari është identifikuar si Erjon Kuka.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor pushim shoferi-Krutje, në fshatin Zhym të qarkut të Fierit.
Nga pamjet e publikuara në media, shihet makina në kanal, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po mundohen ta nxjerrin.
I riu ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjeve të forta që ka marrë, ndërkohë makina është shkatërruar plotësisht.
Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal.
Makina tip BMW ishte e marrë me qira në emër të Ardiol Rista.
Vendi ku ka ndodhur aksidenti njihet si njollë e zezë në hartën e aksidenteve.




Lini një Përgjigje