
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarën e rëndë me dy viktima të ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shalës të Konispolit, ku 69 vjeçari Hysen Islamaj u konfliktua verbalisht dhe qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe.
Pas ngjarjes së rëndë, djali Klementin Islamaj ka shkuar në banesë dhe në pjesën e shkallëve është konfliktuar me babanë e tij 69 vjeçar, ku dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, ai nuk ka dashur ta shtyjë të atin nga shkallët, por e gjitha ka qenë aksidentale.
“Nga deklaratat e 40-vjeçarit ka qenë një ngjarje aksidentale dhe se s’ka qenë qëllimi që të vriste babain”, mësohet të ketë rrëfyer ai para policisë.
Gjithashtu raportohet se Hysen Islamaj njihej si një njeri problematik dhe se kishte pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit.
Lini një Përgjigje