Viktimat e ngjarjes së Shalësit në Konispol do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë. Mësohet se pasi janë dërguar si fillim në morgun e spitalit të Sarandës, trupi i Hyso Islamajt 69 vjeç dhe i Shano Islamajt u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë.
Sipas policisë, në sherr e sipër 69-vjeçari dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sapo u njoftua për krimin e rëndë, djali i tij ka nisur të zihet me të atin dhe më pas e ka hedhur nga shkallët.
Për pasojë, 69-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, djali i çiftit, Klement Islamaj është shoqëruar në polici, ku ka dhënë dhe dëshminë për ngjarjen e rëndë.
Lini një Përgjigje