TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2024, 13:02

Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, shpëtojnë për mrekulli 4 turistët në Berat

Shkruar nga Pamfleti
Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, shpëtojnë
Pamje nga vendngjarja

Një makinë ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme në qafën e Kalasë në qytetin e Beratit.

Automjeti, tip ‘Peugeote’, me targa AA 381 AB, i marrë me qira nga disa turiste, ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme të tij.

Fatmirësisht 4 pasagjeret që ndodheshin në brendësi të automjetit kanë arritur të dalin në kohë, duke mos marrë lëndime, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në bateri ose motor dhe për shkak të temperaturave të larta.

Pas marrjes së informacionit, forcat zjarrfikëse të Beratit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që kjo situatë krijoji për rreth 30 minuta kaos tek banorët e zonës dhe tek turistët e huaj, pasi zona ky ndodhi ngjarja është një nga atraksionet më të vizituara në qytetin e Beratit.

Lini një Përgjigje