TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2024, 11:13

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Konispol, mbesa pa vrasjen dhe telefonoi të atin: Hajde se gjyshi vrau gjyshen!

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në Konispol, mbesa pa vrasjen
Klement Ismailaj

Zbardhen detaje të reja nga krimi makabër që tronditi Konispolin mëngjesin e sotëm.

Në fshatin e Shalës 69-vjeçari Hysen Islamaj njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njihnin si sherrxhi.

Mësohet se ka qenë mbesa e 69-vjeçarit, vajza e 40-vjeçarit Klementin Ismailaj e cila ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

40-vjeçari gjatë konfliktit me të atin Hysen Islamaj, e ka shtyrë nga shkallët, ndërsa i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

"Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje