TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2024, 07:22

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Fier, “Benzi” përfundon në kanal; plagosen prindërit dhe dy vajzat

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Fier, “Benzi”

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshati Akërni.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në anë të autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshati Akërni.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familjeje, prindërit dhe dy vajzat e tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje