TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Gusht 2024, 10:25

SPAK e akuzon për një seri vrasjesh, Leonard Duka 'kyç' gojën në seancën gjyqësore

Shkruar nga Pamfleti
SPAK e akuzon për një seri vrasjesh, Leonard Duka
Leonard Duka

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Leonard Dukën.

Kreu i klanit akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko më 27 gusht 2019. Po ashtu masa e dytë e sigurisë ka të bëjë me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, Leonard Duka nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim.

Ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt.

Kush është Leonard Duka?

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë.

Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë.

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i njohur edhe si i dashuri i miss-it, Trejsi Sejdini. Edhe pse është përpjekur që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret duket se e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares.

Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka tërhequr më së shumti vëmendjen.  Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer 'në gjahun' më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë 'gjah' është përmendur edhe 'Klani Duka'. 

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por më shumë si një njeri që dispnon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi... janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.

leonard duka

Lini një Përgjigje