
Për Arben Lamçen u lëshuar një urdhër arresti nga SPAK në kuadër të vijimit të megaoperacionit Plumbi i Artë 2, që u krye prej SPAK, BKH, policisë së shtetit dhe strukturave policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë.
Është arrestuar në qytetin e Prishtinës nga Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, i kërkuari nga SPAK, Arben Lamçe së bashku me një person tjetër.
Arben Lamçe është njëri nga emrat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arrest para disa ditësh nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
“Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku target ishte një person i kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë. I njëjti është njëri nga emrat në listën e gjatë të rastit “Plumbi i artë 2”, raportojnë mediat në Kosovë.
Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri. GJKKO me kërkesë të SPAK, falë këtij operacioni, ka lëshuar një urdhërarrest për 30 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Lamçja i cili akuzohet për vrasje me pagesë.
"FAST Albania kap dhe arreston në Prishtinë shtetasin A. L., në kuadër të operacionit “Gordonët”/ Në sajë të një pune të mirëfilltë profesionale, sot më datë 04.08.2024, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori pêr Kërkimin, Njësia Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Kosova, në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, në kuadër të operacionit policor “GORDONËT”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë, i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan.
Ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit, “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 80-28/1-333 dhe 334-287 të Kodit Penal", njofotn policia.
Për Arben Lamçen u lëshuar një urdhër arresti nga SPAK në kuadër të vijimit të megaoperacionit Plumbi i Artë 2, që u krye prej SPAK, BKH, policisë së shtetit dhe strukturave policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë.
Mes emrave të 36 urdhërarresteve ishte dhe ai i Arben Lamçes, i cili ndodhej në Prishtinë. Tashmë pritet që Lamçja të vijë në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë. Operacioni Plumbi i Artë zbardhi 3 vrasje me 6 viktima, të ndodhura në Shqipëri në vitet 2021.
Lamçja njihet si pjesëtar i grupit kriminal Çopja në Elbasan. Më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të SPAK, GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste, për grupin e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, që ndodhen jashtë dhe janë ende në kërkim.
Kush është Arben Lamçe?
Lamçe ka qenë i dënuar me 14 vite burg në Itali, për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit. Si rezultat i ligjit Antimafia në 2016 atij ju sekuestruan disa prona dhe lokalet në Tiranë e Elbasan.
Ai ishte arrestuar në Elbasan dhe ekstraduar në vitin 2011, në Itali, ku kërkohej për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Breshias.
Në 2003, Lamçe u arrestuar pas gati një vit shpallje në kërkim si një nga organizatorët e trafikut klandestin nëpërmjet detit.
Arben Lamçe i kishte shpëtuar urdhrit të arrestit të dalë nga Prokuroria e Vlorës dhe kishte arritur të ndërronte edhe emrin në gjendjen civile, por pas një viti kishte rënë në prangat e policisë pas një operacioni blic në orët e natës./Pamfleti
Lini një Përgjigje