
Një 38-vjeçar nga Tirana është gjetur i vdekur në Ksamil, pranë një masivi shkëmbor në det. I riu dyshohet se është mbytur si shkak i një arresti kardiak.
Mësohet se 38-vjeçari kishte dalë për lundrim me kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë, kur ka pësuar arrest kardiak.
Ndërkohë që Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje