TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2024, 13:37

Grabitën taksistin nën kërcënimin e thikës në Durrës, publikohen fotot e çiftit e dy të rinjve

Shkruar nga Pamfleti

Grabitën taksistin nën kërcënimin e thikës në

Ditën e sotme është publikuar fotoja e çiftit të të rinjve në Durrës, të cilët kanë rënë në prangat e Policisë, pasi kanë kërcënuar me thikë dhe i kanë marrë një shumë parash një drejtuesi taksie.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se të arrestuarit janë arrestuar 26-vjeçari Agron Braha, banues në Durrës dhe 29-vjeçarja Viola Bodlli, banuese në Kavajë.

"Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K.

Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."-njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje