TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2024, 17:36

Aksident i rëndë në Librazhd, makina përfundon në Humnerë; plagosen katër persona!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Librazhd, makina përfundon në
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan në Librazhd, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona.

Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi  i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht  gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet gjithashtu se banorë të lagjes ku ka ndodh aksidenti i kanë nxjerrë nga makina të aksidentuarit të cilët fatmirësisht thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe do pritet të transportohen për mjekim në spital.

Dyshohet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në humnerë.

Lini një Përgjigje