
Burri vret gruan me sëpatë në Konispol pas konfliktit.
Një krimi dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol të Sarandës. Kryefamiljari 69 vjeç Hysen Islamaj pas një grindjeje të çastit ka masakruar më sëpatë për vdekje bashkëshorten e tij Shano Islamaj 66 vjeç.
Sipas policisë, pak momente më pas, gjatë konfliktit edhe me të birin Klementin Islamaj 40 vjeç, mësohet se ky i fundit e shtyu nga shkallët, ndërsa i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, djalin e viktimave, teksa po punon për të zbardhur motivet e krimit të rëndë. Policia njofton se ka nisur hetimet e menjëhershme dhe po kryen procedurat paraprake.
Mësohet se çifti i të moshuarve që mbeti viktimë e krimit në familje, kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
"Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje