TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2024, 17:36

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje!

Shkruar nga Pamfleti
Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër,
Foto ilustruese

Tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër, i cili është i pozicionuar në pjesën e poshtme të qytetit afër lumit Drino është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 automjete zjarrfikëse të cilat pas disa minutash lanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, duke bërë të mundur shmangien e dëmeve në treg.

“Zjarr tek tregu i shumicës së produkteve fruta-perime në Gjirokastër. Rreth orës 16:50, ka marrë flakë ky treg i pozicionuar ne pjesën e poshtme të qytetit afër lumit Drino.

Menjëherë për në vendngjarje u nisen 2 automjete zjarrfikës dhe një autobot pasi zjarri mori përmasa të mëdha për shkak dhe të ndikimit të erës.

Në vendngjarje shkuan 8 efektivë zjarrfikës. Pas disa minutash zjarri u vendos nën kontroll pa pasoja për tregun. U punua deri ne fikjen e plote te zjarrit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje