TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2024, 19:14

Gjendet i vdekur një i moshuar në Tepelenë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i vdekur një i moshuar në Tepelenë, dyshohet se

Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë e tij në fshatin Dragot në Tepelenë. Sipas policisë i moshuari dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 17:00, në fshatin Dragot, Tepelenë, në banesën e tij, është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. B., rreth 70 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Lini një Përgjigje