
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese duket se ka nxitur 28 deputetë të opozitës që të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, për heqjen e madatit të Xhaçkës.
Grupi Parlamentar i PD i ka drejtuar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i kërkon thirrjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Ata kërkojnë që të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës
PD akuzon se Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, me anë të shoqërive tregtare të tyre kanë përfituar pasuri nga pronat shtetërore.
"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar thirrjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për zbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 dhe nr. 55, datë 10.07.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës, dhe se ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës", thuhet në njoftim.
PD shprehet se bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës, dhe se ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese duket se ka nxitur 28 deputetë të opozitës që të kërkojnë mbledhjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, për heqjen e madatit të Xhaçkës. Ata akuzojnë mazhiorancën se në tentativë për të mborjutr Xhaçkën kanë vënë në dyshim rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese.
“Për shkak të krizës kushtetuese të krijuar nga ana e Kuvendit, cenimit të themeleve të shtetit demokratik që ka vënë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zvarritjes së tejzgjatur prej më shumë se 2 viteve të kësaj çështjeje, që ka shkaktuar vonesa që e çojnë shqyrtimin në limitet kohore të mundësisë për vlerësim nga Gjykata Kushtetuese, në deklaratën publike të datës 10 Korrik 2024 të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, por edhe në paragrafin 65 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet shqyrtimi i menjëhershëm dhe me përparësi i kësaj çështje nga Kuvend", thuhet në kërkesën zyrtare të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe 28 deputetë të opozitës.
Në kërkesë theksohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga një prej subjekteve kushtetuese është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.
Deputetët e opozitës theksojnë se është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Ne dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët. Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor”, thuhet në letrën e deputetëve të opozitës drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Emrat e 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën:
Gazment Bardhi
Asllan Dogjani
Petrit Doda
Flamur Hoxha
Lefter Gështenja
Dhurata Çupi
Bledjon Nallbati
Jorida Tabaku
Emilja Koliqi
Kastriot Piroli
Zheni Gjergji
Sorina Koti
Edmond Spaho
Isuf Çelaj
Qani Xhafa
Ina Zhupa
Edi Paloka
Elda Hoti
Ervin Salianji
Lindita Metaliaj
Ramadan Likaj
Xhelal Mziu
Oerd Bylykbashi
Ferdinand Xhaferaj
Saimir Korreshi
Flamur Noka
Erisa Xhixho
Eralda Bano
Kasem Mahmutaj
Lini një Përgjigje