TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Gusht 2024, 09:20

Opozita e akuzon se ka përfituar toka me vlerë 150 mln euro në Vuno, Rama shfaqet këmbëzbathur në fshat

Shkruar nga Pamfleti
Opozita e akuzon se ka përfituar toka me vlerë 150 mln euro në
Edi Rama në Vuno

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama po shijon pushimet në jug të Shqipërisë.

Herë pas here ai ka publikuar edhe video nga vendet ku po kalon pushimet, ndërsa shëtitjet e tij në Vuno kanë marrë vëmendjen e qytetarëve.

Shefi i qeverisë është parë mbrëmjen e djesme (6 Gusht) në fshatin Vuno, në vendlindjen e nënës së tij duke ecur zbathur në kalldrëm dhe më pas ka ndaluar për të pirë kafe në qendër të fshatit.

Sikurse duket në pamje, pamja e shefit të qeverisë ka habitur qytetarët përreth.

Ndërkohë Vunoi është bërë një 'pikë e nxehtë' ditët e fundit mes Ramës dhe opozitës.

Partia Demokratike ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka përfituar një sipërfaqe toke pasuri në Vuno prej 22,4 hektarësh.Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso tha se vlera e painvestuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe e investuar deri në 150 milionë euro.

“Artan Lame dhe Jogo Goro dilnin para banorëve dhe njoftonin përfundimin e procesit të legalizimeve. Në listën e përfituesve me certifikatë pronësie rezultonte një pjesë e mirë e fisit Koleka, mes tyre edhe Aneta Koleka, nëna e kryeministrit. Bëhet fjalë për jo pak metra, por për 22,4 hektarë në të cilin vëllezërit Rama, në cilësinë e trashëgimtarëve, marrin një pjesë pasurie, e cila pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe të investuar arrijnë në vlera 150 milionë euro”, deklaroi Ivi Kaso.

Ndërsa Rama si kundërpërgjigje për çështjen e pronës së familjes së tij nga nëna në Vuno ka ndarë disa numra vendimesh dhe data të procesit gjyqësor duke pretenduar në disa raste se zyrtarët e lartë që kanë kundërshtuar marrjen e pronës së familjes së tij i kishte emëruar vetë.

Ai nuk ka sqaruar akuzat që i bëhen se si ka mundësi që asnjë zyrtar shtetëror nuk u paraqit në gjyqin kundër familjes së tij për të mbrojtur vendimin që ia mohonte pronën familjes Koleka. Rama po ashtu nuk ka sqaruar nëse nga ligjet dhe vendimet e qeverisë që ai drejton, ka përfituar familja e tij dhe ai vetë për pronën që është në proces në Gjykatën e Lartë.

Kryeministri thotë në sqarimin më poshtë se ai ka trashëguar studion e babait të tij të ndjerë në Tiranë dhe ka hequr dorë nga pronat e tjera të familjes, për të cilat është trashëgimtar potencial vëllai i tij, Olsi Rama.

Opozita e akuzon se ka përfituar toka me vlerë 150 mln euro në

rama shfaqet këmbëzbathur në fshat

Lini një Përgjigje