TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2024, 12:18

Denoncimi/ Përfitoi 150 milionë euro tokë në Vuno, si Gjykata e Vlorës ndryshoi vendimin e ATP-së për kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
Denoncimi/ Përfitoi 150 milionë euro tokë në Vuno, si
Ivi Kaso

Partia Demokratike ditën e sotme denoncoi kryeministri Edi Rama se ka përfituar një sipërfaqe toke pasuri në Vuno prej 22,4 hektarësh.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso tha se vlera e painvestuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe e investuar deri në 150 milionë euro.

“Artan Lame dhe Jogo Goro dilnin para banorëve dhe njoftonin përfundimin e procesit të legalizimeve. Në listën e përfituesve me certifikatë pronësie rezultonte një pjesë e mirë e fisit Koleka, mes tyre edhe Aneta Koleka, nëna e kryeministrit. Bëhet fjalë për jo pak metra, por për 22,4 hektarë në të cilin vëllezërit Rama, në cilësinë e trashëgimtarëve, marrin një pjesë pasurie, e cila pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe të investuar arrijnë në vlera 150 milionë euro.

Nga dokumentet që ne kemi siguruar, rezulton se në 2017 Rama dhe trashëgimtarë të tjerë të fisit Koleka kanë aplikuar në ATP. Në një proces administrativ të brendshëm ATP ka refuzuar njohjen e kësaj prone dhe kompensimin fizik të saj sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion. Në radhë të parë nuk ekzistonte një vendim shpronësimi dhe nga ana tjetër mungesa e pozicionimit të saktë të kësaj prone pasi nuk kishte dokument ligjor dhe hartografik.", deklaroi Ivi Kaso.

Sipas Kasos, institucionet shtetërore nuk ka pasur guximin të shkonin në gjyq, për të kundërshtuar marrjen e 224 mijë metrave katrorë tokë nga familja Koleka.

“Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen gjykatës Vlorë, kjo ka ndryshuar vendimin e ATP, duke i njohur kërkuesve pronën. Në këtë proces gjyqësor të gjitha institucionet shtetërore që ishin pjesë e këtij procesi, nuk kanë guxuar të marrin pjesë në gjyq. Nuk janë paraqitur asnjëherë në mbrojtje të vendimmarrjes së tyre. I vetmi institucion që ka marrë pjesë formalisht ka qenë Avokatura e Shtetit, e cila formalisht ka mbrojtur vendimin e ATP.

ATP e ka refuzuar regjistrimin e pronës në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion si mungesa e vendimti të shpronësimit, mungesa e pozicionit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës. Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me vendim nr.49 dt.19.03.2019. Ndryshon vendimi nr.504 dt.30.03.2017 të ATP. Njeh pronën prej 22.4 ha dhe bën pozicionimin e saj”, tha më tej Kaso.


 

ivi kaso rama

Lini një Përgjigje