TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2024, 11:00

Hileja e “deputetit që duam”; Rama hap dyert për hoxhallarët dhe ”bamirësit” e Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti

 Këto personazhe pritet të jenë jo vetëm deputetët e rinj, por edhe drejtuesit e rinj të PS-së, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse rrogëtarët e Erdoganit.

Hileja e “deputetit që duam”; Rama hap dyert për

Edi Rama ka përgatitur prej kohësh një stol të madh rezervash për ta hedhur në formacionin kryesor prej vitesh. Madje që në fillim është folur që kandidatë për kryetarë bashkie apo edhe deputetë do të jenë hoxhallarët milionerë që janë kthyer si celebritete në syrin e opinionit publik.

Por këtë herë në Kongres, duket se e ka bërë gati pjesën për të futur në grupin parlamentar të PS-së, ata njerëz që i ka mbajtur gjatë në stol, e që duket se do të zëvendësojnë socialistët shqiptarë.

Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, duke prezantuar platformën ”deputeti që duam”, Rama tha se kriteri kryesor i saj është që ofruesi të ketë një mbështetje publike, një rrjet që sjell me vete në PS, për të rritur votat.

Por popullariteti virtual nuk është gjithmonë një popullaritet elektoral, plus që varet se cilës pjesë i përket ajo pjesë e ndjekësve që foli Rama në Kongres.

Shqipëria nuk është as Kanadaja, e as Franca, apo edhe Ukraina me numër të madh banorësh, ku komunitetet lokale përbëjnë një shumë të madhe mbështetësish. Megjithatë, logjika parimore e thithjes së personazheve me popullaritet në komunitet nuk është e keqe. Ka pasur gjithmonë dhe ka personazhe apo grupe që kanë një lidhje ne territor në bazë të organizimit të shoqatave apo edhe aktivitetit individual që mund të konsiderohet si një rrjet mbështetësish. Ka aktivistë socialë, ka klerikë, ka njerëz që merren me aktivizimin në territor, por edhe biznesmenë. Këto të fundit Edi Rama i ka pjesë përbërëse e PS-së që kur ka ardhur në krye të mazhorancës, por këtë herë loja është krejt ndryshe.

Bëhet fjalë për një kooptim direkt dhe pa asnjë lidhje me organizatat e territorit të PS-së, të personazheve që kanë një mbështetje jashtë organizatave të mashorancës. Siç e tha vetë Edi Rama në Kongres. Por realisht për çfarë bëhet fjalë?

Sipas asaj që duket, bëhet fjalë për njerëz që kanë mbështetje në trerritore të ndara nga mazhoranca. Bëhet fjalë për hoxhallarë apo bamirës që këto vite janë kthyer në celebritete ngaqë kanë përdorur fonde të huaja për të ndihmuar njerëz në nevojë.

Këta ‘VIP’-a duket se do të jenë jo vetëm kandidatët e rinj për deputetë të PS, por edhe fytyra e re e mazhorancës. Edhe pse fytyra e tyre është mjaft simpatike, nga idetë që kanë nxjerrë prej goje nuk se kanë prodhuar një risi. Por kjo nuk ka rëndësi, pasi thelbi është lobi që i përcjell ato. Edi Rama do të mbushë në 50% të grupit parlamentar të PS-së nga aktivistët erdoganistë; hoxhallarë e bamirës, duke larguar njerëzit e strukturave të PS-s, që realisht nuk se janë njerëz që kanë rrjet në komunitet. Këto të tjerët, kanë fuqi të madhe; xhemat, njerëz sidomos nga diaspora ku marrin edhe fonde pa fund, ja këta do të bëjë Edi Rama deputëtë të rinj të PS-së.

Deputetë që do të jenë njerëzit e Erdoganit që qarkullojnë fonde pa fund në komunitetin musliman por edhe në bamirësi deri në diasporë. Deri tani bëhet fjalë për mbi 15 deputetë që Rama do të fusë në listat e sigurta të deputetëve, e sipas gjasave tre do të jenë edhe drejtues qarqesh.

E në këtë mënyrë do të zëvendësojë apo mbivendosë lidhjet në territor, duke sjellë anëtarësinë e re si fuqi politike të së majtës, pavarësisht se nuk është e majtë.

Këto personazhe pritet të jenë jo vetëm deputetët e rinj, por edhe drejtuesit e rinj të PS-së, të cilët nuk janë gjë tjetër veçse rrogëtarët e Erdoganit./Pamfleti

hileja e deputeti që duam hoxhallarë bamirës

Lini një Përgjigje