TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2024, 10:30

Ndryshon Urdhri i Mjekut, caktohet tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshon Urdhri i Mjekut, caktohet tavani për orët e punës
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për urdhrin e mjekëve. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se është caktuar tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat.

Gjithashtu u shpreh se është miratuar një regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në strukturat e publike, lidhur me punësimin e tyre në privat.

Ndryshimet që kemi propozuar në ligjin dhe që u miratuan sot me vendimin më të fundit të qeverisë, në ligjin për urdhrin e mjekëve, kryesisht konsistojnë në bërjen publike dhe transparente të gjithë informacionit për profesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre dhe private.

Ndryshimi tjetër i rëndësishëm është edhe miratimi i një regjistri elektronik publik që do të garantojë akoma më shumë transparencë për këdo profesionist të shëndetësisë që punon në strukturat e publike, lidhur me punësimin e tij edhe privatisht.

Kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punëve për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.

Kemi bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse që do të tregojnë veprimtarinë e tyre”, tha ministrja Koçiu.

Gjithashtu ministrja u shpreh se shefat e shërbimeve, me ndryshimet ligjore të miraturara, e kanë të ndaluar të drejtojnë klinika të tyre private.

“Është parashikuar në ndryshimet ligjore që miratuam sot, Ka edhe një rregullim të kësaj pike dhe ka të bëjë me faktin që drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe ti drejtojnë klinikat private duke qenë titullarë njëkohësit dhe në strukturat spitalore shëndetësore shtetërore dhe strukturat e tyre private”, tha ajo.

Pyetje: Znj.Ministre, për ta bërë më të qartë pasi ju thatë që mjekët do të punojnë me një orar të përcaktuar dhe do të bëhet transparent dhe në privat. Po për shefat e shërbimeve do të lejohet që të punojnë në sektorin privat?

Koçiu: Në fakt edhe ky është një ndryshim i parashikuar në ndryshimet ligjore të cilat ne miratuam sot. Ka edhe një rregullim edhe të kësaj pike dhe ka të bëjë pikërisht me faktin që drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private.

Lini një Përgjigje