TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2024, 21:45

Pakti PD-PS për listat e deputetëve, Flutura Açka në "Të pashoq": I dhanë Kodin Zgjedhor kriminelit Rama

Shkruar nga Pamfleti

Pakti PD-PS për listat e deputetëve, Flutura Açka në

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka folur lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abestim, Kuvendi miratoi në seancën e fundit të kësaj legjislature ndryshimet e dakordësuara mes PD dhe PS për Kodin e ri Zgjedhor.

Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor që parashikon që lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë dhe nuk i nënshtrohet votës preferenciale. Ndërsa kandidatët në 2/3 e listës do të luftojnë për të fituar qoftë edhe një votë më shumë se të tjerët. Për herë të parë do të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë. 

Intervista

Opozita ka kërkuar lista të hapura por me këto ndryshime listat mbeten të mbyllura. Çfarë mendoni ju?

Flutura Açka: Në kushtet që është opozita, duhet t’i zgjojë shqiptarët pasi edhe ata që kanë qenë demokratë një pjesë e madhe tyre janë kthyer të gjithë gri. Kjo do të thotë se kanë mëri edhe me të djathtët. Pra, qëllimi i PD duhet të jetë t’i kthejë siç ka qenë dhe të sigurojë votat e veta.

Pse u bë marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Socialiste?

Flutura Açka: Sepse kishin frikë. Deputetët aktualë kanë frikë nëse do të jenë ose jo. Të gjithë kemi performuar para shqiptarëve. Ata kanë frikë nga vota. Nuk duhet të jetë kjo diferencë e votave. Kjo u bë që listat e hapura të kenë mundësi të promovohen në media dhe shqiptarët të zgjedhin vetë. Shqiptarët duhet të zgjedhin si në Kosovë, 140 vetë dhe kush është i zoti të fitojë.

Kjo është e turpshme që deputetët bashkuan votën me Edi Ramën. Si i japin kriminelit Kodin Zgjedhor?

Ju ishit disa deputetë që e kundërshtuat këtë marrëveshje. A tentuat ju një takim bashkë me drejtuesin e grupit që mendonit ndryshe brenda jush?

Flutura Açka: Në minutën e fundit ka ardhur edhe drafti, ka kaluar 48 orë përpara. Drafti ishte kombinim i dy drafteve të mazhorancës dhe opozitës. Partitë e vogla nuk votuan sepse nuk duan të prishen me Berishën ose Ramën sepse duan të jenë në listë.

Kjo sinergji tani u shua, këta ekspontentë që kanë drejtuar këtë proces të mbrapshtë kundër demokratëve do të japin llogari viti ne ardhshëm nëse nuk e sjellin të djathtën në pushtet.

Kush janë këta emra?

Flutura Açka: Që nga Gazmend Bardhi deri te Oerd Bylykbashi. Këta do të mbajnë përgjegjësi ndaj demokracisë shqiptare. Ata e matin punën e tyre në Parlament me kohën e tyre kalendarike. Konflikti personal me publiken është i gjithë problemi në Parlamentin shqiptar.

 

Lini një Përgjigje