
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me situatën e zjarreve në vend. Ai ka akuzuar qeverinë se me zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë për qëllim ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës.
Berisha shprehet se zjarret shpërthyen njësoj si në vitet 2015 dhe 2020. Sipas tij, kjo situatë ndodh në çdo vit paraelektoral ku Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.
“Miqtë e mi, këto dy javë, nga thellësitë e maleve, nga jugu në veri, në bregdet dhe kudo kanë shpërthyer qindra vatra zjarri.
Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.
Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime: ndërtimet e mafies, plantacionet e drogës”, tha Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve.
Lini një Përgjigje