TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2024, 17:22

Rama i “dashuruar” me grekët, pas ministrit të Mbrojtjes dhe Vangjel Tavos, i jep post një tjetër minoritari

Shkruar nga Pamfleti

Rama i “dashuruar” me grekët, pas ministrit të Mbrojtjes

Kryeministri Rama duket se pas përplasjeve me Athinën, po tenton tu japë më shumë mbështetje njerëzve të saj në Shqipëri.

Pas ministrit të Mbrojtjes dhe kandidimit të Vangjel Tavos në Himarë, Kristaq Kiço është komanduar nga kryeministrit Edi Rama prefekti i ri i Qarkut të Vlorës.

Ai do të zëvendësojë në këtë post Vangjel Tavo.

Kristaq Kiço është kryetar i partisë së minioritetit grek, MEGA, teksa më herët ka qenë kryebashkiak i Finiqit, si dhe ka mbajtur postin e nënprefektit të Sarandës.

Në rolin e tij të ri si prefekt i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço do të mbikëqyrë dhe koordinojë funksionimin e administratës qendrore në nivel qarku.

Lini një Përgjigje