TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2024, 15:22

"Rama show me Kongresin e PS", Tomor Alizoti: Nuk u diskutua për problemet e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

"Rama show me Kongresin e PS", Tomor Alizoti: Nuk u diskutua për

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka komentuar situatën aktuale politike në vend, si dhe kongresin e mbajtur ditën e diel nga Partia Socialiste.

Ai u shpreh se PS po kthehet në një parti diktaturë, ndërsa shtoi se kongresi ishte më i shëmtuari i bërë nga kjo parti.

“Partia Socialiste është kthyer në një parti diktatoriale. Nuk ka ndodhur në PS e dikurshme me Nanon. Debatohej, sepse demokracia është dialektikë.

Kongresi ishte një nga më të shëmtuarit e organizuar. Në kongres nuk u diskutua asnjë nga problematikat e këtij vendi.

Rama nuk rri dot 100 vite në pushtet pavarësisht çfarë tha në Kongres. Ai ka shkatërruar demokracinë në këtë vend. Rama është produkt i lëpirjes shqiptare. Produkt mediatik, është vetëm një showman dhe askushi. Në demokraci duhet të ketë rebelizëm. Rama ka prodhuar një qeveri piratësh. Kryepirati është vetë ai”, tha Alizoti për “News 24”.

Lini një Përgjigje