
Zbulohet misteri i votave dje në Kuvend. Në votimin e Elisa Spiropalit u vu re se Bardhi dhe Basha kishin votuar kundër, ndonëse Basha nuk ishte fare dhe Bardhi ishte te foltorja.
Por nga pamjet e nxjerra në media del se deputetja Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik jo vetëm për veten e saj, por edhe për Gazment Bardhin, i cili ishte në foltore në atë moment.
Përveç votimit për Bardhin, Nebiaj shtyp butonin edhe për Lulzim Bashën që nuk ishte fare në Kuvend dhe për Jorida Tabaku.
Lini një Përgjigje