TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Korrik 2024, 19:40

Zgjedhjet e 4 gushtit, Idrizi kritika Tavos dhe Gjikurisë: Himara është Shqipëri, flisni greqisht në shtëpitë tuaja

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 4 gushtit, Idrizi kritika Tavos dhe Gjikurisë: Himara

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka kritikuar kandidatët Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria të cilët flasin në gjuhën greke gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 4 gusht në Himarë.

Idrizi shprehet se zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare dhe me kandidatë minoritarë grek, ndërkohë që Himara është e banuar 90% nga shqiptare.

“A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatet e PD dhe PS në gjuhën greke kur Bashkia Himarë nuk është minoritare? Këta kandidatët e PD dhe PS, bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre”, shkruan ndër të tjera Idrizi.

“Zgjedhjet ne Bashkine e Himares po konsiderohen si ne nje bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grek.

# Himara eshte Shqiptare #

Himara !

90 % e banuar nga Shqiptare,

10 % rome, Vlleh e greqisht foles.

Te dielen zgjidhet kryebashkiaku.

A dini gje kujt i drejtohen keta kandidatet e PD dhe PS ne gjuhen Greke kur Bashkia Himare nuk eshte minoritare ?

Keta kandidatet e PD dhe PS, bejne mire te flasin greqisht ne shtëpitë e tyre.

A ju kujtohen zgjedhjet lokale te 2003 kur PS dhe PD u bene bashke kunder Bollanos e vorio – epireshave ?

A rrezikojme qe kushdo te fitoje nga keta, Himara te kthehet ne kryedashin per Vorio – Epirin ?

Dy fjale per kete Vorio – Epirin dhe vorio – epireshat :

Po si ka mundesi qe epiri i veriut qenka e banuar nga greke kur Epiri i Jugut ( Çameria + janina, follorina e Konica) eshte e banuar qe kur eshte njohur njerëzimi, nga jo Helene ?!!!!

340 p.e.s Straboni ne vepren e njohur te kohes “Gjeografia e kohës” pershkruan ;

Helenet shtrihen deri ne gjirin e Ambrakise sot Gjiri i Artes, pastaj jetojne barbaret – jo helenet.

Tuqiditi ne vepren “ lufta e Peloponezit i pershkruan prape helenet deri ne gjirin e Ambrakise.

Epiri banohej nga jo Helenet e fiset Ilire; Thesprotet – Kaonet – Moloset me Lidhjen Epiriote e Pirron e Epirit,

Despotatin e Artes me despotet Gjin Bue Shpata e Pjeter Losha, qe ne shekullin 13 ndaluan dyndjet sllave ne ballkan ;

????????Çameria e Abedin Pashe Dinos  , Hasan Tahsinit .Muharrem e Haki Rushitit , Alush e Osman Takes . Çaparejve , Sulioteve , tre firmetareve te pamvaresise , Musa e Ali Demit , Kol Idromenos , Mitrush Kutelit  , Daut Hoxhes, Rauf Dinos e beut , Rexho Plakut . Bilal Xhaferrit e shume e shume figurave te shquara ,

Çameria ju aneksua greqise vetem ne vitin e mbrapshte 1913 nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, ashtu siç Kosova ju aneksua Serbise.

Vetem ne Mars te vitit 1913, Çameria u pushtua me zjarr dhe me hekur nga Greqia.

Qe nga antikiteti e deri ne Mars te vitit 1913 nuk ka pas asnjehere debat historik se çfare ishte epiri – vazhdimesi, Iliro – Shqiptare  çame).

Keto dy fjalë i kisha per vorio – epireshat dhe ata qe i degjojne e ngrohen ne diell", shkruan ai në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje