TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Gusht 2024, 16:27

“Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit”/ PD kërkon t’i hiqet mandati Vullnet Sinajt

Shkruar nga Pamfleti
“Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit”/ PD
Vullnet Sina

Grupi parlamentar i PD-së, ka njoftuar se do i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj.

Kjo kërkesë e PD vjen pasi nga verifikimet e thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sinaj ka përfituar miliona lekë nga Buxheti i Shtetit, nëpërmjet 9 kompanive të tij. 

Grupi parlamenatr i PD thotë se po mbledh të gjitha provat për të përgatitur dosjen zyrtare, e cila më pas do të dorëzohet në Kuvend.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.

Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend”, njofton PD.

Lini një Përgjigje