TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Gusht 2024, 22:17

"Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira"/ Basha ironizon Berishën: Pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?

Shkruar nga Pamfleti

"Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira"/ Basha ironizon

Demokrati Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpreh se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

Basha ironizon duke thënë se nëse me Ramën nuk paska zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Ai më tej pyet Berishën, nëse me Ramën nuk paska zgjedhje të lira, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD dhe shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore?!

‘Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?! Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!

Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rakomandimet e OSBE/ODHIR?!”, shkruan Basha në Facebook.

Nga ana tjetër, para mbështetësve Berisha tha se sot Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar dhe se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.

Lini një Përgjigje