TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Gusht 2024, 18:55

Humbi zgjedhjet në Himarë, reagon Petro Gjikuria: Transformuan listën e zgjedhësve, Tavo i shërben Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Humbi zgjedhjet në Himarë, reagon Petro Gjikuria: Transformuan

Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria, ka reaguar pasi humbi zgjedhjet në Himarë përballë Vangjel Tavos.

Gjikuria falenderon votuesit, teksa akuzon mazhorancën se kanë transformuar listën e zgjedhësve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjikuria shprehet se në këtë zgjedhje janë parë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre, ndërsa shton se rezultati zgjedhor ishte sipas tij produkt i transformimit të listës së zgjedhësve, me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve.

“Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin”, shkuan Gjikuria.

Ai shprehet se, qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili sipas tij do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon”, shkruan Gjikuria në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje