
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka kërkuar nga qeveria të reagojë për ilaçet e skaduara, në një kohë kur ata u servireshin edhe fëmijëve në QSUT.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se Rama duhet të reagojë për këtë skandal, e jo të heshtë siç bëri me kartat e identifikimit të skaduara, në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës.
“Për kartat e skaduara të votuesve në Himarë nuk reagoi. A do të reagojë Edi Rama për ilaçet e skaduara që i kanë kaluar te pediatria?
Reagimi i deputetes demokrate, Albana Vokshi vjen pas denoncimit publik në selinë e PD pak orë më parë për ilaçet e skaduar që qarkullonin në QSUT dhe pediatria, me dijeninë sipas saj edhe të ish drejtoreshës së QSUT, Albana Fico”, shkruan Vokshi.
Lini një Përgjigje