
Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar për zgjedhjet lokale në Himarë, që u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë votash kundrejt rivalit të tij Petro Gjikuria.
Në një postim në facebook, Spahiu shkruan se kryetari i PD Sali Berisha, nuk mundi të fitojë zgjedhjet as pas aleancës me Athinën të cilës i fali 6 milje det dhe 6 varreza ushtarësh grekë në jug të Shqipërisë.
Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:
- i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon
- i fali 6 varreza ushtarësh grek në jug të Shqipërisë.
- i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
- i fali censusin me bazë etniko-fetare.
Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë, shkruan Spahiu.
Sipas raportit të KQZ, Tavo ka marrë 5022 vota ose 58.62% të tyre, ndërsa rivali i tij Petro Gjikuria 3545 vota ose 41.38%. kandidati i Partisë Socialiste kryesoi zgjedhjet me më shumë se 1400 vota.
Ndërkohë edhe ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas përfundimit të zgjedhjeve në Himarë që sollën fitoren e kandidatit të PS-së, Vangjel Tavon.
Për Berishën ky rezultat është veçse tregues i grabitjes së radhës së zgjedhjeve nga kreu i qeverisë Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale Berisha thotë se në zgjedhje ishte mobilizuar në shkelje të ligjeve i gjithë potenciali i shtetit.
Lini një Përgjigje