Vangjel Tavo i PS do të jetë kryebashkiaku i ri i Himarës, pas mbajtjes dje të zgjedhjeve të përkohshme për këtë bashki.
Tavo, që më herët ishte prefekt i qarkut Vlorë, kandidoi përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikurisë, nën siglën e PS-së, ndërsa korri kështu fitoren.
Tavo arriti që të fitonte garën me një diferencë prej 1477 votash më shumë se rivali i tij në garë.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në Himarë rezultoi 37.69 % ku nga 23.074 votues në listë morrën pjesë në votime 8678 persona. Një pjesëmarrje me gati 800 votues më shumë se në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 ku votuan 7655 zgjedhës.
Zgjedhjet për kryebashkiakë në Bashkinë e Himarës t’i japin fund sagës së një rrugëtimi 15 mujor të bashkisë pa kryetar legjitim në krye të saj. Saga nisi dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023 me arrestimin e Belerit. Më pas dënimi i Fredi Belerit me dy vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, dhe arrestimin e kryetarit në detyrë Jorgo Goro nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme.
Zgjedhjet e pjeshme në Himarë u mbajtën dhe në një klimë të ftohtë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare që buroi pas arrestimit dhe dënimit të ish kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Po kush është Vangjel Tavo?
Ishte viti 1996 kur Vangjel Tavo nisi angazhimin e tij në politikë nën siglën e Partisë Socialiste. Aderimin në këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010 ku më pas u largua, pas debateve brenda partisë me kryesocialistin Edi Rama. Ai më pas iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetar Ilir Metën.
Kujtojmë se për një periudhë 1-vjeçare, në vitet 2012-2013 Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.
Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe 2017-ës, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastër.
Ai vijoj të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit dhe më pas u shkëput nga politika aktive. Ndërkohë, këtë vit ai u propozua dhe emërua nga qeveria Rama si prefekt i qarkut të Vlorës, detyrë që e mbajti pak para zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës.
Lini një Përgjigje