TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Gusht 2024, 08:17

Fitoi Himarën, Rama provokon Athinën me videon e urimit për Vangjel Tavon: Spektakolare!

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi Himarën, Rama provokon Athinën me videon e urimit për

Kandidati i PS Vangjel Tavo ka mundur rivalin e tij me 1477 vota më shumë. Tavo ka arritur të mbledhë në total 5022 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së kandidatit të PS Vangjel Tavo në Bashkinë Himarë. Fitoren e Tavos, Rama e ka përshkruar si spektakolare dhe domethënëse për Partinë Socialiste. Kryeministri në reagim ka bashkëngjitur edhe një video, e cila duket mjaft provokuese për Athinën.

“Dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama.

Kandidati i PS Vangjel Tavo ka mundur rivalin e tij me 1477 vota më shumë. Tavo ka arritur të mbledhë në total 5022 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota. Tavo ka marrë 58.83% të votave, ndërsa kandidatit të opozitës së koalicionit Bashkë Fitojmë’ mori 41.17%

Zgjedhja e Vangjel Tavos si kryetari i ri i Bashkisë Himarë i ka dhënë kështu fund betejës 15 mujore mazhorancë- opozitë (Athinë) që nisi me arrestimin e Fredi Belerit 12 Maj 2023.

Vangjel Tavo mori gjithsej 5022 vota, apo 1200 vota më shumë nga Jorgo Goro në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Tavo deklaroi për mediat, se e priste këtë fitore në zgjedhjet për bashkinë e Himarës.

Teksa përsëriti ftesën për Gjikurinë  që të jetë pjesë e bashkisë së re si nënkryetar, Tavo deklaroi se nga sot do të fillojë puna për t’iu shërbyer himariotëve pa dallim ngjyre partiake.

“Falënderoj të gjithë banorët që na dëgjuan dhe besimin e treguar që na votuan në mënyrë plebishitare. Do të vijojmë punën për ato që kemi premtuar. Të bashkuar, të majtë e të djathtë, Himara nuk ka ngjyra, të gjithë për Himarën e bashkuar, për bashkëjetesën, për të bashkuar realitetet në këtë bashki. E prisja fitoren. Kisha thënë që do të merrja mbi 1000 vota, ja ku vajtën 1500. Do të vijojmë me punën për turizmin, por edhe me të gjithë problemet e tjera që kanë banorët. Oferta ime për Gjikurinë që të jetë nënkryetar i bashkisë është e sinqertë, nëse nuk vendos të ikë në Shtetet e Bashkuara. Do të vazhdojmë punën, festë nuk ka, mos prisni. PS ka shumë elemente që mund të fitonin në Himarë. Unë jam një socialist që në orët e para. Nuk na votuan vetëm socialistët”, tha Tavo.

 

edi rama

Lini një Përgjigje