TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Gusht 2024, 08:05

Me duar në kokë duke pirë puro, sekretari i OMONIA-s në gjendje të rënduar psikologjike pas fitores së PS në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Me duar në kokë duke pirë puro, sekretari i OMONIA-s në
Marin Suli

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s dhe njëherazi kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli është fotografuar pas shpalljes së fitores si kryetar bashkie të kandidatit të Partisë Socialiste Vangjel Tavo, i cili mundi Petro Gjikurinë me mbi 1400 vota më shumë.

Nga pmajet, Suli shihet i vetmuar duke pirë puro e me duar në kokë. Pamja e tij reflekton zhgënjimin e madh që ka përjetuar nga këto zgjedhje dhe duket në gjendje të rënduar psikologjke, pasi priste që fitues të ishte kandidati i opozitës Gjikuria.

Ditën e djeshme, Suli pas votimit në një nga shkollat e qytetit akuzoi rivatët e PS, se kërcënuan me jerë komisionerin e koalicionet “Bashkë Fitojmë”, në fshatin Vranisht.

“Zgjedhjet duhet të kishin shkuar shumë më mirë në një vend demokratik. Jemi në situatën ku administrata rilindase pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër votimi të mos gjesh mbi 10 deri në 15 nënpunës shteti që bëjnë presion. Bandat kriminale janë në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. S’janë një palë zgjedhje demokratike, janë zgjedhje të sforcuara. I bëj thirrje të gjithë himarjotëve të shkojnë e të votojnë një orë e më parë. Të mos kenë frikë nga presionet e maskarenjve, të rrugeçërve dhe bandave. Në Vranisht komisionerin tonë Ilia Gjiçalin e kanë kërcënuar me jetë. Në shkollën te lagjja 1 Maj po ashtu e njëjta gjë. Nënpunës të administratës dhe anëtarë të këshillit bashkiak Vlorë na kanë kërcënuar komisonerët. I kemi referuar në polici. Këto do të jenë objekt dhe subjekt denoncimesh dhe kallëzimesh penale pas mbarimit të procesit zgjedhor”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje