TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 23:06

Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i materialeve zgjedhore, pritet nisja e procesit të numërimit!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i materialeve

Ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 88.

Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

KZAZ nuk konstatoi asnjë kuti të parregullt dhe përmbylli procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore nga KQV.

Ndërkohë siç u njoftua dhe nga KQZ-ja më[ herët, me dorëzimin e materialeve zgjedhore pritet që të nisë dhe numërimi i votave.

KQZ ka bërë me dije se në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024, votuan 8333 zgjedhës, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë.

Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i materialeve

Lini një Përgjigje